Miratohet në tre komisione, mazhoranca, unike për grabitjen e Teatrit Kombëtar

Hënë, 02 July 2018 18:46

Mazhoranca është e vendosur që ta ligjërojë dhe ta mbështesë grabitjen e madhe që po bën Rama me Teatrin Kombëtar.

Deputetët e mazhorancës kanë miratuar sot në tre komisione parlamentare shembjen e teatrit.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dhe komisioni i ligjeve e miratuan aferën e radhës së Ramës.

Kryetarja e Komisionit të Mediave, znj. Albana Vokshi u shpreh që në fillim të mbledhjes se ky projektligj është haptazi një vjedhje e pasurisë publike dhe një dëm i rëndë që i bëhet trashëgimisë kulturore në vend. Për më tepër, vijoi deputetja Vokshi se në rastin konkret kemi të bëjmë me shkelje të hapura që i bëhen Kushtetutës dhe kuadrit ligjor shqiptar për pushtetin vendor, konçensionet, partneritetin publik-privat dhe prokurimet publike. Ndaj, znj. Vokshi i bëri thirrje të hapur dhe publike Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës që të tërhiqeshin nga kjo përpjekje kriminale, në të kundërt do të përgjigjen para qytetarëve dhe drejtësisë. Sipas znj. Vokshi  shkelja bëhet më e rëndë duke pasur parasysh mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që në Komisionin e Ligjeve Oerd Bylykbashi, në emër të deputetëve të Partisë Demokratike të komisionit, propozoi heqjen nga pika e diskutimeve të pikës së tretë të rendit të ditës. Komisioni e hodhi në votim propozimin e z. Bylykbashi dhe vendosi që projektligji “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar” të shqyrtohej brenda mbledhjes së sotme.

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 18:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...