Grumbulluesit e frutave e perimeve pa magazina, qeveria nuk u jep leje ti ndërtojnë

E mërkurë, 04 July 2018 09:34

Grumbulluesit dhe përpunuesit e frutave dhe perimeve në vend, i kërkojnë qeverisë që të hartojë dhe miratojë një Vendim të posaçëm, për dhënien e lejeve të ndërtimit për magazinat që bëjnë të mundur grumbullimin apo përpunimin e frutave dhe perimeve.

Arben Zdrava, një nga grumbulluesit dhe përpunuesit e frutave dhe perimeve në zonën e Lushnjes, në një intervistë të dhënë për Ekonomix.al, thotë, se ka shumë grumbulllues të cilët janë totalisht të bllokuar dhe nuk mund të punojnë me kapacitet të plotë, pasi bashkitë nuk kanë të drejtën ligjore për ti pajisur me leje ndërtimi.
Zdrava shprehet, se dhënia e lejeve të ndërtimit për këto magazina është domsodoshmëri, për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj industrie.
“Kemi vite që i kërkojmë qeverisë që të hartojë një vendim të posaçëm për dhënien e lejeve të ndërtimit për magazina grumbulluese e përpunuese. Jemi gënjyer dhe vazhdojmë të gënjehemi. Por, një sorollatje e tillë është kosto shumë e lartë për ne si grumbullues e përpunues, pasi e gjithë sasia e frutave apo perimeve që ne grumbullojmë, shkon dëm.
Nuk mund të marim leje për ndërtimin e magazinave tek pushteti lokal, pasi nuk e ka tagrin që të na pajisë me leje. Është domsdoshmëri, pasi ne nuk mund të ndërtojmë magazina në zonat urbane, por në fusha, aty ku marim dhe prodhimin” thotë Zdrava.
Nga ana tjetër, ai shprehet, se ndihma e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo e AZHBR-së është minimale. Madje sipas tij, ndihma që iu është dhënë grumbulluesve dhe përpunuesve të frutave dhe perimeve është shumë minimale.
“Ka shumë fjalë, por pak punë. Ne duam të aplikojmë dhe sipas krirtereve të shpallemi fitues. Nuk kualifikohemi në shumë projekte që qeveria zbaton. Ndërsa sa i përket IPARD-it, mund t’iu them se mbetemi në ajër, pasi ende nuk e dimë nëse do shpallemi fitues” thotë Zdrava.
Sipas tij, grumbulluesit dhe përpunuesit e frutave dhe perimeve në vend, kërkojmë edhe mbështetje nga ekspertët e Minsitrisë së Bujqësisë për mënyrën e aplikimit, por mbi të gjitha, kjo industri ka nevojë edhe për heqjn e akcizës për qelqin, naftën por edhe uljen e çmimit të energjisë elektrike.
Ne në magazinat që kemi për grumbullimin e frutave dhe perimeve, kemi një kosto shumë të lartë për akcizën e qelqit. Kemi kërkuar uljen e saj, por asnjëherë nuk u bë gjë në këtë drejtim. Nga ana tjetër, akciza për naftën është shumë e lartë, pa llogaritur këtu edhe çmimin e energjisë elektrike” thotë Zdrava.

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 18:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...