Dha 200 kontrata me koncension, Rama kujtohet të ndryshoj ligji për PPP

E mërkurë, 04 July 2018 09:52

Ligji Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat është përfshirë sërish në proces ndryshimi për ti dhënë më shumë kompetenca Ministrisë së Financave gjatë fazës së përgatitjes së koncesioneve me qëllim parandalimin e ndikimit negativ në stabilitetin fiskal.

Mirëpo ndryshimet po bëhen në një kohë që qeveria shqiptare ka koncesionuar rreth 200 kontrata për punë dhe shërbime publike me vlerë mbi 504 miliardë lekë. Ndërkohë që aktualisht po jepen me një intensitet koncesione të reja për ndërtimin e rrugëve nëpërmjet paketës “One Billion”.
Ministria e Financave në relacionin përkatës  për ndryshimet ligjore shprehet se nëpërmjet këtij projektligji synohet të rritet kontrolli i saj në  Ministrisë përgjegjëse gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionet/PPP, për të mbajtur nën kontroll angazhimet fiskale të marra për sipër nga Autoritetet Kontraktuese me qëllim minimizim e impaktit të tyre në buxhet.
“Nisur nga fakti që kontratat e koncesionit/PPP janë afatgjata (me një afat që shkon maksimalisht 35 vjet) dhe përmbajnë rreziqe të shumta ku një pjesë e tyre janë mbajtur nga Autoritetet Kontraktuese, është e domosdoshme edhe monitorimi i këtyre rreziqeve nga ana e ministrisë përgjegjëse për Financat në rolin e Autoritetit Përgjegjës për monitorimin dhe menaxhimin e rreziqeve buxhetore” thuhet në relacionin përkatës.
Për të eliminuar çdo implikim të paparashikuar të Buxhetit të shtetit si rrjedhojë e angazhimeve financiare të pakontrolluara nga ana e Autoriteteve Kontraktuese dhe me qëllim që Ministria përgjegjëse për Financat të jetë në dijeni të të gjithë ecurisë së projekteve dhe kontratave të koncesionit/PPP, është e domosdoshme përfshirja në ligje dhe e parashikimeve mbi raportimin e ecurisë së këtyre kontratave, thuhet më tej në argumentet e ndryshimit të ligjit.
Gjithashtu financat synojnë që me anë të këtyre ndryshimeve synohet të rritet mundësitë e financimit të projekteve duke garantuar për institucionet financiare mekanizma të zëvendësimit të koncesionareve të cilat rrisin besueshmërinë dhe ulin ndjeshëm riskun financiar të projekteve.
Ndryshimi i kuadrit institucional i parashikuar në këtë projektligj do të sjellë përgatitjen me cilësi të studimit të fizibilitetit, i cili përbën thelbin e rezultateve dhe suksesit të një projekti koncesioni/PPP.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 125/2013 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, i ndryshuar është një iniciative ligjore e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka në fushën e përgjegjësisë orientimin dhe harmonizimin e veprimtarisë për zhvillimin e koncesioneve/PPP por njëkohësisht dhe hartimin e politikave për miradministrimin e buxhetit, në të cilat përfshihen: planifikimi dhe zbatimi i buxhetit, programimi strategjik dhe monitorimi i investimeve publike, monitorimi i marrëdhënieve financiare ndërqeveritare, kontrolli financiar i transaksioneve publike dhe hartimi i pasqyrave financiare të konsoliduara të qeverisë.

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 10:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...