Arkeologët e huaj “alarm”: Mbroni trashëgiminë nënujore, potencial për tërheqje turistike

E mërkurë, 04 July 2018 10:12

Arkeologët e huaj kanë nxitur autoritetet shqiptare që të ndërtojnë një muze për të shfaqur qindra artefakte romake dhe greke dhe anijet e lashta që janë nën bregdetin më të vogël të eksploruar të Shqipërisë, raporton Washington Post, si përpjekje për tërheqjen e turistëve të huaj.

Specialistët amerikanë të cilët morën pjesë në Konferencën Shqiptare të Arkeologjisë Nënujore paralajmëruan të martën se pasuria e objekteve nënujore në shtratin jugperëndimor të vendit, pranë kufirit me Greqinë, mund të binte pre e plaçkitësve apo gjuetarëve të thesarit.
James Goold, kryetar i Fondacionit Nautical të RPM në Florida, tha se objektet – që datojnë nga shekulli i 8-të p.e.s, për dy Luftërat Botërore, do të ishin një tërheqje e madhe turistike nëse do të shfaqet siç duhet.
Shqipëria po përpiqet të mbrojë dhe të përfitojë nga trashëgimia e saj e pasur nënujore, e cila është lënë pas dore nga një regjim ish-komunist që ofroi pak mbështetje financiare në këtë kontekst. Por, shkruan prestigjiozja amerikane, edhe në ditët e sotme ruajtja e trashëgimisë nënujore ende merr fonde të pakta nga qeveria.
Vitin e shkuar, Shqipëria ishte në listën e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), e nominuar për t’u përfshirë në trashëgiminë botërore të natyrës.
Nga ana tjetër, Shqipëria nuk mungon në asnjë listë të Trashëgimive Botërore të përmendura për arkitekturën e veçantë, sitet e shumta si dhe bukuritë natyrore si potenciale për tërheqjen e turistëve.
Ndërsa sipas një harte të Vouchercloud me të dhënat e marra nga TripAdvisor, të cilët përzgjodhën vlerësimin më të lartë të faqes për ‘Gjërat për të bërë‘ në secilin vend; Shqipëria ‘mburret’ me historinë dhe pikat e trashëgimisë kulturore, e me këtë atribut vlerësohet më tepër nga turistët.

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 18:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...