Zgjidhet problemi disamujor i patentave, publikohen listat e fituesve

E mërkurë, 04 July 2018 16:32

Prej muajsh kishte një problem lidhur me lejet e drejtimit që lëshohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Qytetarët edhe pse kanë aplikuar që nga marsi nuk kanë mundur që të marrin në kohë lejen e drejtimit.

Vetë DPSHTRR ka bërë here pas here sqarime për arsyet e kësaj situate që lidhet ngushtë me pjesën e procedurës së prokurimit e cila u rikthye nga e para. Por së fundmi DPSHTRR ka publikuar në mënyrë periodike listat për ata që mund të paraqiten të tërheqin lejen e drejtimit sipas datës kur kanë aplikuar.

Përmes një njoftimi në faqen e saj DPSHTRR ka renditur listat sipas qyteteve dhe datës së aplikimit ku disa datojnë nga marsi I këtij viti dhe më të fundit I përkasin qershorit. Për çdo rast DPSHTRR ka bërë të qartë se për çdo problem mund të merrni zgjidhje nga institucioni duke iu shkruar në e-mail.

“DPSHTRR, Drejtoria e Targave dhe e Shtypshkrimeve publikon Listën e Lejeve të Drejtimit gati për tu tërhequr nga qytetarët. Renditjen do ta gjeni sipas rrethit përkatës dhe datës së aplikimit. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe i ftojmë që ti drejtohen me e-mail institucionit për çdo ankesë, parregullsi apo sqarim në adresën; This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Listën e plotë me aplikantët që duhet të paraqiten për të tërhequr lejen e drejtimit të mjetit sipas datës kur keni aplikuar mund ta gjeni në linkun: http://ëëë.dpshtrr.gov.al/component/content/article/36-njoftime/411-lista-e-lejeve-te-drejtimit-per-tu-terhequr-nga-qytetaret

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 16:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...