Sulm me tritol ndaj 52-vjeçarit në Dukagjin

E mërkurë, 04 July 2018 18:09

Një 52 vjeçar nga Dukagjini është sulmuar me tritol nga dy shtetas. Nën mjetin e tij tip ‘Varinksi’ që e kishte të parkuar në fshatin Bruçaj në zonën e Dukagjinit është vendosur sasi e madhe tritoli.

Fatmirësisht mjeti ndodhej i parkuar dhe në momentin e shpërthimit të eksplozivit nuk ndodhej askush brenda tij.

Policia ka arritur të identifikojë autorët e kësaj ngjarje, të cilët janë shtetasit E. K., dhe R. K., 38 dhe 50 vjeç të cilët dyshohen si autor të kësaj ngjarje.

Pas identifikimin forcat e policisë po punojnë për gjetjen dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar për vendosjen e eksplozivit në mjetin e shtetasit Gj. G., 52 vjeç.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në Bruçaj duke qenë se ende janë të paqarta arsyet e vendosjes së tritolit.

Njoftimi i Policisë Shkodrës:

Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit E.K., dhe R.K., vjeç 38 e 50, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në fshatin Bruçaj, i kanë dëmtuar me lëndë eksplozive mjetin e punës tip “Varinksi”, shtetasit Gj.G., vjeç 52, banues në Shkodër. Punohet për kapjen e E.K., dhe R.K. Nenet 152 e 278 të Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...