Punonjësit e shëndetësisë – Ndryshojnë rregullat dhe kreditet për akreditimin

E mërkurë, 04 July 2018 19:20

Aplikimi për akreditimin e aktivitetit të edukimit në vazhdim, për profesionistët e shëndetësisë duhet të bëhet në Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim jo më vonë se 30 ditë nga data e planifikuar për zbatimin e tij. Ky është edhe një ndryshimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave, krahas ndryshimeve të tjera lidhur me rastet kur pezullohet akreditimi si dhe tarifat për akreditimin e ofruesve.

Referuar vendimit, aplikimi për akreditim shoqërohet me pagesën e një tarife, e cila varion sipas llojit dhe kohëzgjatjes së aktivitetit, e cila miratohen nga Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm. Në rast shkeljesh të përsëritur për mosdeklarim të mbështetjes financiare apo deklarim të rremë në aplikimin për kreditim, BEV, mund të pezullojë ofruesin nga ofrimi i aktiviteteve të akredituara për një periudhë deri në 3 vjet.

Sa i takon aktiviteteve E-learning, sipas vendimit ofruesi duhet të sigurojë përdorimin e materialeve didaktike në mënyrë të vazhdueshme, të përdorë një platformë teknologjike e cila i dedikohet edukimit dhe njëkohësisht garanton përdorimin e lehtë të kursve, regjistrimin e përdoruesve, trajtimin e të dhënave të përdoruesve etj.

Ndërkohë, për aktivitetet në distancë, pjesëmarrja në leksione ose sesione edukuese duhet të arrihet nëpërmjet përdorimit të një platforme multimediale të dedikuar, përmes lidhjes me internet. Çdo orë mësimi duhet të regjistrohet dhe pjesëmarrja duhet të verifikohet përmes regjistrimit të lidhjeve online në platformë gjatë orës së mësimit.

Ndërsa, sa i takon aktiviteteve të drejtpërdrejta, sipas vendimit:

kur numri i pjesëmarrësve është deri në 100 veta, përllogaritja e krediteve kryhet sipas kriterit një kredit për çdo orë. Kur numri i pjesëmarrësve është 101-200 veta, përllogaritja e krediteve kryhet sipas kriterit 0.7 kredite për çdo orë, ndërsa për aktivitete me mbi 200 pjesëmarrës zbatohet kriteri 0.5 kredite për çdo orë;

për trajnime të individualizuara, që përfshijnë fitimin e njohurive dhe të aftësive në kryerjen e procedurave apo të teknikave të reja dhe përdorimin e teknologjive me jo më shumë se 5 pjesëmarrës, përllogaritja e numrit të krediteve bëhet sipas kriterit 5 kredite për çdo orë. Përllogaritja bazohet vetëm në kohëzgjatjen efektive, që përfshin orët reale të mësimdhënies dhe ndërveprimit me pjesëmarrësit, duke mos përfshirë pushimet ndërmjet prezantimeve, seancën prezantuese të aktivitetit etj. Kohëzgjatja e aktivitetit nuk duhet të kalojë 10 orë;

në rastet e aktiviteteve që zhvillohen në salla paralele, përllogaritja e numrit të pjesëmarrësve bëhet veçmas për çdo sallë. Numri maksimal i krediteve, që bazohet në orët efektive, nuk duhet të kalojë 6 kredite në ditë. Ndërsa, mund të bëhet një rritje 0.3 kredite për çdo orë për përmbushjen e secilit prej këtyre kritereve:

Numri i parashikuar i pjesëmarrësve është deri në 25;

Përdorimi i metodologjisë interaktive për, të paktën, 50 pjesëmarrës;

Kurse, aktivitetet e edukimi në distancë akreditohen sipas kriterit një kredit për çdo orë të parashikuar. Për aktivitetet E-Learning, në rast se platforma teknologjike përdor hapësira bashkëpunimi ndërmjet pjesëmarrësve (chat, forum) dhe kanale interaktive sinkrone dhe/ose asinkrone (brenda 48 orësh) me lektorët/tutorët, mund të bëhet një rritje 0.5 kredite për çdo orë. Për aktivitetet e edukimit në distancë, sinkron (të njëkohshëm), përllogaritja e krediteve bëhet sipas kriterit 1.5 kredite për çdo orë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...