Velipojë, motorët e ujit mbeten në rërë, policia nuk i lë në det

E mërkurë, 04 July 2018 21:06

Edhe pse jemi në mes të sezonit, në plazhin e Velipojës asnjë motor uji nuk lejohet të dalë të det! Policia kufitare e ndalon përdorimin e këtyre mjeteve për sporte ujore, pasi bashkia Shkodër nuk ka caktuar ende vendbazimet. Pronarët e mjeteve që kanë marrë licenca për këtë aktivitet, thopnë se po paguajnë kosto financiare.

Elvis Hoxha është një prej emigrantëve që kur është kthyer për pushime këtë verë ka marrë me vete edhe një motor uji! Por Ai nuk ka mundur ta përdorë, pasi policia kufitare nuk i lejon këto mjete të dalin në Det në bregdetin e Velipojës!

Shkak është bërë bashkia Shkodër që nuk ka përcaktuar vendbazimet e vendimit për këto mjete. 

Qytetari i parë: Unë e kam marrë 2000 km, domethënë prej Frankfurdi e këtu edhe në fund skafi ka mbetur në oborr.

Ata që kanë ngritur biznes me këto mjete, duke hapur licensa e duke paguar taksa thonë se janë të më të penalizuarit. 

Qytetari i dytë: Letrat për 8 motorrë kushtojnë rreth katër milionë lek të vjetra, plus siguracionet, plus tatimet vazhdojnë dhe ecin. Kemi 32 ditë që shkojnë dhe i lutemi për me dal në punë dhe nuk na lejojnë 

Qytetari i tretë: Një muaj dëm. Edhe ky muaj iku edhe mbeti korriku. 

Qytetari i katërt: Po rregjistronha aty që të marrim atë ndihmë sociale se skena çfarë të bëjmë tjetër.

Aktualisht në 14 kilometrat e vijës bregdetare të Velipojës, vendbazimet janë vendosur vetëm në tri pika dhe pjesa tjetër ende është në pritje, pa një afat nga bashkia se kur do të përmbyllet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...