Rreziku që u vjen shqiptarëve nga buka me ngjyrues

E mërkurë, 04 July 2018 22:00

Buka e ngjyrosur nuk është thjeshtë një mashtrim për konsumatorët, por edhe rrezik për shëndetin e tyre. Top Channel tregoi pak ditë më parë se si asaj që quhej bukë e zezë i del boja. Atë bukë në e blemë në një dyqan në periferi të qytetit.

Po çfarë na rrezikon në shëndetin tonë, boja e hedhur në miellin e bukës.

“Sot flitet shumë që ngjyruesit dhe aditivët ushqimorë shkaktojnë problematika në organizmin tonë. Këto nuk janë vetëm teorike janë shumë praktike sepse në të ekzaminimet laboratorike shohim që ngjyruesit dhe konservantët e ushqimeve të paketuar dhe jo vetëm. Japin një problematikë shumë të madh në organizmin tonë”, shprehet Albana Daka, mjeke laboratori nutricioniste.

Mjekja, doktore e shkencave, tregon se mashtrimi nuk është vetëm te ngjyra, por edhe te përbërësit e bukës. “Buka të jemi të sigurt që nuk përmban vetëm miell. Përmban shumë modifikues të miellrave. Mielli sot është aq i përpunuar normalisht ne i themi personave që duhet të hanë drithëra, por drithëra të plota të cilat kanë vitaminë B, kanë proteinë dhe karbohidrate. Fatkeqësisht në të gjitha furrat tona ne sot kemi bukë që përmban vetëm karbohidrate apo vetëm sheqerna. Na jep problem në rritjen e sheqerit në gjak. Na jep probleme në rritjen e konservantëve apo ngjyruesve në gjak. Të cilat shkojnë dhe na japin modifikime të sistemit tonë imunitar”, shprehet mjekja.

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 22:00

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...