Sot, protesta e opozitës dhe shoqërisë civile për mbrojtjen e Teatrit

E Enjte, 05 July 2018 08:40

Sot në orën 10:00 para Kuvendit të Shqipërisë do të mbahet protesta qytetare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Protestës do ti bashkohet edhe Partia Demokratike bashkë me pjesën tjetër të opozitës.

Duke e cilësuar procesin e votimit të projektligjit si të turpshëm dhe antikushtetues artistët, shoqëria civile dhe opozita do të jenë aty për të protestuar kundër kësaj marrëzie.

Një ditë më parë, Kryedemokrati Basha iu drejtoi qytetarëve një thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës për ti thënë stop projektit të grabitjes së Teatrit Kombëtar.

Unë i bëj thirrje ndërgjegjes së çdo qytetari që nesër në orën 10 të kundërshtojmë së bashku projektin e grabitjes së Teatrit Kombëtar! 
Opozita dhe unë personalisht, do jemi në krah të artistëve dhe qytetarëve deri në fund!”

Thirrja e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Parlamenti ka futur për votim në seancën e të enjtes me procedure të përshpejtuar projekligjin më të turpshëm në historinë e parlamentarizmit. Ky projektligj parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, i cili është pjesë e ansamblit historik monumental të qendrës së Tiranës dhe symbol i identitetit kombëtar, si edhe kalimin e mbi 8000 m2 truall publik në pronësi të firmës Fusha.shpk e cila autorizohet të ndërtojë aty kulla shumëkatëshe.

Ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe një seri ligjesh të tjera të Shqipërisë. Artistë, aktivistë, intelektualë e qytetarë kanë muaj që protestojnë kundër kësaj marrëzie e cila nëse kthehet në realitet rrezikon të zhdukë përgjithmonë një nga godinat më të vjetra dhe më domethënëse në Tiranë si edhe ti falë truallin publik më të vlefshëm një kompanie private.

KJO ËSHTË NJË VJEDHJE!

KY ËSHTË SHKATËRRIM!

Ditën e enjte, ne do të jemi përballë Parlamentit për të kundërshtuar me forcë marrëzinë dhe babëzinë. Mund ti ndalim nëse edhe ti bashkohesh!

Të presim të enjten ora 10:00 para Parlamentit!

Protestës pritet ti bashkohet edhe opozita e cila gjatë gjithë kësaj kohe ka treguar vendosshmërinë e saj kundër shembjes së Teatrit dhe ka qenë krah artistëve për këtë kauzë kaq të rëndësishme. /55news.al/

b03961bf26b39318b2e1d55132c538fc XL

 

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 08:51

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...