Eskorta e Olta Xhaçkës i rrezikon jetën familjes në mes të Tiranës

E Enjte, 05 July 2018 11:59

Eskorta e Olta Xhaçkës për pak ka kryer një krim të tmerrshëm në orët e pasdites së djeshme në mes të Tiranës.

Me sirena të ndezura dhe shpejtësi, eskorta së bashku me makinën e ministres, një Audime targa MM001MM, ka hyrë vrullshëm në Unazë, përballë ETC në drejtim të Bulevardit Dëshmorët e Kombit duke u bërë shenjë të hapnin rrugë të gjitha makinave që kishin para.

Gardistët që uleshin në makinën që shoqëronte Xhaçkën, me një fjalor rrugaçëror dhe duke kërcënuar nga pas çdokënd që nuk kishte mundësi të hapte korsinë e shpejtësisë i afroheshin makinave me drita dhe bori duke krijuar një situatë të rrezikshme në qarkullim.

Kulmi i papërgjegjshmërisë së eskortës së ministres ishte kur për pak nxorën nga rruga për ta hedhur në lumin e Lanës një makinë, brenda së cilës udhëtonte një familje me fëmijë.

Nuk dihet shkaku i nxitimit të Xhaçkës gjatë kur po kalonte në orën 19:25 të pasdites së djeshme në Unazë, pranë Katedrales Katolike, megjithatë, çfarëdo urgjence që të ketë patur ministrja, shfaqje të tilla, gati kriminale prej ministrave nuk i shkojnë një vendi të NATO-s dhe që sytë i ka nga BE-ja.

355384.jpg355383.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...