Shqipëria po “forcon” djathin! Si po ndryshojnë shifrat e prodhimit

E Enjte, 05 July 2018 14:52

Brenda një periudhë tre vjeçare, Shqipëria ka trefishuar sasinë e djathit të fortë që prodhon. Referuar shifrave të INSTAT, sasia e djathit të fortë që është prodhuar në vitin 2017 është 918 ton, me një rritje prej 385 ton më shumë në krahasim me 2016 (533 ton). E në krahasim me vitin 2015, rritja është me 734 ton më shumë (284 ton).

Ndërsa sa i përket djathit gjysëm të fortë, sasia e tij ka shënuar ulje në tre vitet e fundit. Nga 4.478 ton në vitin 2015 e 4334 ton në vitin 2016 sasia ka shkuar në 4.094 ton në vitin 2017.

E sa i përket djathit të butë, sasia e prodhuar ka shënuar rritje në tre vitet e fundit. Në vitin 2015 sasia e djathit të butë të prodhuar ishte 8.092 ton, në 2016 8.101 ton ndërsa në vitin2017 8.256 ton.

Ndërkohë prodhime të tjera si gjizë qumështi, salcë kosi kanë shënuar dyfishim në një periudhë tre vjeçare. Në vitin 2015 u prodhuan 679 ton, në 2016 1.334 ton dhe në 2017 1.445 ton

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...