Duhet t’i dini, vendosen rregulla të reja për lëvizjen në Schengen

E Enjte, 05 July 2018 15:53

Parlamenti Evropian ka miratuar një plan për të verifikuar udhëtarët, të cilëve nuk iu duhet viza për të hyrë në zonën Schengen. Sipas planit të miratuar nga ligjvënësit evropianë më 5 korrik, udhëtarët nga 60 vende që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë, Ukrainën dhe shumicën e shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të jenë pjesë e një procesi verifikues para se të arrijnë në kufirin e Schengenit, duke përdorur Sistemin informativ dhe Autorizues të Udhëtimit në Evropë.

Sipas këtij plani synohet të ‘identifikohen kriminelët, terroristët dhe kushdo që përbën rrezik para se të arrijë në BE’, thuhet në deklaratë.

Propozimi duhet të miratohet edhe zyrtarisht nga shtetet anëtare të BE-së, në mënyrë që ky sistem të zbatohet nga viti 2021, ka njoftuar BE-ja.

Plotësimi i një aplikacioni pritet të zgjasë afër 20 minuta dhe do të kushtojë shtatë euro, ndërsa i njëjti do të jetë falas për fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Blloku ka thënë se sistemi evropian është i ngjashëm me Sistemin Elektronik të Shteteve të Bashkuara për Autorizim të Udhëtimit. /Rel

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 15:55

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...