Linjë ajrore Zyrih – Tiranë, nisin fluturimet direkte nga 1 prilli 2019

Premte, 06 July 2018 10:27

Shqipëria vlen për një udhëtim, në një mënyrë ose një tjetër. Bëhuni si një nga shumë shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe duan të kalojnë pushimet verore në atdheun e tyre. Si turist, i cili dëshiron të njohë një vend me një histori të trazuar, peizazhe spektakolare dhe plazhe të bukura në Adriatik me çmime të ulëta. Ose si një biznesmen – ekonomia e vendit ende ka shumë potencial zhvillimi”. Kështu e nis përshkrimin gazeta zvicerane Blick, ndërsa shkruan më tej se udhëtimi drejt vendit të shqiponjës dykrenare do të lehtësohet nga 1 prilli 2019.

Kompania ajrore me bazë në Zvicër “Edelweiss” do të nis fluturimet direkte Zyrih-Kloten drejt Tiranës.

“Problemi deri tani: Shqipëria është e vështirë për t’u arritur nga Zvicra. Nëse zgjidhni tokën, atëherë udhëtimi me autobus ose makinë merr shumë kohë. Edhe ata që marrin tragetin nga Italia, nuk arrijnë shpejt”.

Përveç kësaj, Edelweiss ka njoftuar se do të nisë fluturimet nga qyteti grek, Kallamata nga qershori 2019. Në total, rrjeti u rrugës ajrore të Edelweiss tani mbulon 70 destinacione në 34 vende.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...