520 tërmete në dy ditë, çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

Premte, 06 July 2018 15:06

Nga mesdita e së mërkurës e deri këtë të premte, 520 goditje tërmeti e kanë origjinën nga zona e Gjirit të Lalzit.

E gjithë Shqipëria është e rrezikuar nga tërmetet, për shkak të aktivitetit të dendur tektonik, sidomos në zonat bregdetare jonike dhe adriatike. Ashtu si tërmeti mbi 6 ballë i ditës së mërkurë, me epiqendër në zonën e Gjirit të Lalzit, i cili prej më shumë se dy ditësh shoqërohet vazhdimisht me tërmete të tjera. “Aktiviteti vazhdon, numërohen rreth 520 pasgoditje, ku më e forta përveç të mërkurës, 4.2 ka qenë ajo e orëve të para të mëngjesit, me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter”, tha Edmond Dushi, sizmolog.

Epiqendra e tërmeteve mbetet e njëjta zonë, Gjiri i Lalzit. A është vijueshmëria e tërmeteve aktivitet normal, apo anomali? “Është një tipologji e njëjtë e tërmeteve, që pas një goditjeje të fortë shoqërohen me pasgoditje. Tërmeti i Leskovikut në vitin 2004, ngjarje me të njëjtën magnitudë; tërmeti i 2009-s që ka vazhduar për një muaj; tërmeti i Durrësit; në vitin 2014 ai i Cërrikut; për të ardhur te tërmeti i ditës së mërkurë”, thotë Edmond Dushi.

Megjithëse është fakt që tërmetet nuk parashikohen, nga dita e mërkurë pyetja që gjithsesi na mundon të gjithëve është: A do të bjerë më tërmet? “Nisur nga ecuria e aktivitetit, ne mendojmë që është duke u relaksuar, pra duke arritur në ekuilibër. Kjo do të kërkojë edhe pak kohë, por një situatë e tillë ka treguar se të radhës do të jenë me magnitudë më të vogël, pra të mos përbëjë më rrezik”, thotë Edmond Dushi. TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...