KLSH merr pjesë në trajnimin e projektit të USAID “Transparenca në shëndetësi”

Premte, 06 July 2018 18:51

Në datat 28-29 Qershor 2018, Departamenti i Auditimit të Performancës në KLSH mori pjesë në trajnimin përmbyllës të projektit të USAID/Albania “Transparenca në Sektorin e Shëndetësisë”. Trajnimi me temë “Në zbatim të barazisë, efiçiensës dhe aksesit të shërbimeve shëndetësore” u zhvillua në qytetin e Rubikut dhe pati pjesëmarrjen e Drejtorit të dept., z. Rinald Muça dhe të gjithë audituesve të performancës,  si dhe trajnuesve dhe përfaqësuesve të USAID, BIRN, OpenData.

Trajnimi mbylli siparin e serisë së gjatë të takimeve dhe seminareve midis USAID dhe KLSH-së sa i përket këtij projekti në fushën e shëndetësisë dhe, më konkretisht, transparencës në këtë sistem. Në fokus të tij, ishin procesi i prokurimit të barnave, kriteret standarde për përcaktimin e sasisë, procesi i vendimmarrjes, sigurimi i cilësisë së furnizuesve, si dhe sistemi i ankesave të pavarura dhe transparente.
Në ditën e parë të trajnimit, znj. Darcie Nielsen, drejtuese e Projektit, u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve, duke vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm me KLSH sa i përket sektorit të shëndetësisë dhe duke e vlerësuar atë si një nga institucionet më të besuar dhe profesionale në vend. Znj. Flora Hobdari, këshilltare për politikat shëndetësore dhe qeverisjen e, njëkohësisht, bashkëpunëtore e Projektit, diskutoi mbi sistemin e prokurimit të barnave, të përqendruar në spitalet publike. Mirëqeverisja në prokurimet e barnave ndikon fuqimisht në efektivitetin e sektorit të shëndetësisë dhe aksesin e barabartë në barna. Audituesit e performancës u rinjohën me bazën ligjore dhe mënyrat e procedurave të prokurimit të barnave në këtë sektor, si dhe me fushat prioritare për rritjen e transparencës. 
Dita e dytë e trajnimit u hap me fjalën përshëndetëse të Drejtorit z. Muça, për të vijuar me prezantimet e disa prej auditimeve korrente në të cilat KLSH është angazhuar dhe që lidhen me sistemin shëndetësor. Znj. Xhuljeta Çelaj referoi mbi auditimin e ushtruar në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, auditim ky i asistuar edhe nga ekspertët e “Transparencës në Sektorin e Shëndetësisë”.
Z. Aulent Guri prezantoi auditimin e kryer mbi “Menaxhimin e mbetjeve spitalore”, duke dhënë një panoramë të përgjithshme të kontekstit social në të cilin është ndërfutur ky auditim, subjekteve nën auditim, metodologjisë së përdorur, qasjes audituese dhe piramidës së pyetjeve mbi të cilat është ngritur auditimi.
Z. Alfred Leskaj prezantoi auditimin me temë “Receta dhe nënshkrimi elektronik”, duke shpalosur në vija të trasha kornizën e këtij auditimi, çështjet e shqyrtuara, si dhe rëndësinë e tyre në raport me një shëndetësi efektive, efiçiente dhe ekonomike. Natyrisht, prezantimet nuk përmbanin gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e dhëna nga audituesit përkatës, duke qenë këto auditime ende në fazën e projekt-raportit dhe duke respektuar të drejtën e subjektve për të përcjellë observacione, në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit (ISSAI).
Znj. Valbona Kolgeci, në diskutimin e saj, kishte përgatitur prezantimin me temë “Si të shkruajmë një raport auditimi performance të kuptueshëm për publikun”, duke dhënë pikëpamjet e veta si gazetare dhe eksperte e medias. Ky referim hasi në një debat konstruktiv midis audituesve të performancës dhe pjesëmarrësve të tjerë në trajnim, sidomos në pikat e (mos)takimit midis kërkesave të një shkrimi të medias/gazetave/portaleve në ditët e sotme dhe standardeve të auditimit. Komunikimi sa më i thjeshtë dhe reader-friendly është në qendër edhe të Strategjisë së re të Komunikimit të KLSH-së, por që nuk mund të përkulet deri në cenimin e atyre standardeve që përbëjnë bazën e punës audituese dhe përgatitjen e publikimin e raporteve.
Këto trajnime dhe seminare dëshmojnë sërish për suksesin e Marrëveshjes së bashkëpunimit midis KLSH dhe USAID, partneritet ky që do të vazhdojë të zbatohet edhe në vijim. KLSH, si një katalizator në bashkëpunimin konkret ndërinstitucional në luftën kundër korrupsionit, e ka identifikuar USAID-in si një partner të rëndësishëm e të besuar për këtë çështje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...