×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Furgoni përfundon në humnerë, shoferi largohet nga vendngjarja

Premte, 06 July 2018 19:18

Nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në rrugën dytësore Krastë-Bulqizë, ku një mjeti ka dalë nga rruga   janë plagosur 4 punonjës të seleksionimit të kromit.

Sipas burimeve zyrtare janë dëmtuar shtetasi me inicialet A.S, 45 vjeç, i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës dhe shtetasja me inicialet D.M, 42 vjeçe, është transportuar me ambulancë për Tiranë.

Ndërkohë shtetasja me inicialet Xh.K, 44 vjeçe, dhe V.K, 32 vjeçe, po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve është veprimi i drejtuesit të mjetit tip ‘Mercedez Benz’, shtetasi me inicialet Y.H, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Informacion paraprak

Rreth orës 17.50, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në aksin e rrugës dytësore Krastë-Bulqizë, një automjet ka dalë nga rruga.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se ka dalë rreth 20 metra poshtë rrugës, automjeti tip ‘Mercedez Benz’, me drejtues Y.H, dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët , A.S, 45 vjeç, i cili është transportuar me helikopter drejt Tiranës, D.M, 42 vjeçe, është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, Xh.K, 44 vjeçe, dhe V.K, 32 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e drejtuesit të automjetit pasi është largur nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...