"Jam e pafajshme", flet mjekja që akuzohet për vdekjen e nënës dhe foshnjës

Premte, 06 July 2018 19:28

Pasi prokuroria i vuri nën akuzë tre mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë për vdekjen e Aida Çajkës bashkë me foshnjën e saj, vjen reagimi i një nga bluzave të bardha që po hetohet. Dr Zamira Hysenaj pohoi se ndjen keqardhje për humbjen e dy jetëve të pafajshme, ndërsa theksoi se ishte e pafajshme. 

“Keqardhje për humbjen e dy jetëve të pafajshme. Jam e pafajshme, nuk e kam shkelur kurrë betimin e mjekut. Prokuroria ka shkelur rëndë thuajse të gjithë të drejtat gjatë hetimit të kësaj çështje. Akuza është tërësisht e pabazuar në prova. Hetimi i paplotë, jo profesional, i njëanshëm dhe i paligjshëm. Fashikulli është plot me akte procedurale të pavlefshme dhe prova të papërdorshme. Shpreh indinjatën për mënyrën e hetimit të kësaj çështje. Kam besim që gjykata do të jap vendimin e duhur”, u shpreh Hysenaj.

Sot Organi i akuzës ka marrë si të pandehur mjekët e QSUT Besiana Hysi, Olvis Petre e Zamira Hysenaj për ‘mjekim të pakujdesshëm’. Prokuroria ka dorëzuar dosjen në gjykatë dhe seanca paraprake pritet të mbahet më datë 17 korrik.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu të pushohet akuza për tre mjekët e maternitetit “Koço Glizheni” të ndaluar pak kohë më parë. Sipas ekspertizës, ndaj nënës së dy fëmijëve, që priste të sillte në jetë një të tretë nuk është treguar kujdesi i duhur mjekësor. Ngjarja ndodhi më 16 shtator 2016, ku 35-vjeçarja nga Paskuqani ka humbur jetën gjatë lindjes bashkë me foshnjën. Familjarët e viktimës, akuzojnë mjekët për vdekjen e saj. Ata thonë se i kanë sorollatur gjithë natën sa në urgjencën e QSUT e sa në Sanatorium derisa ajo nuk ka mundur më të rezistojë dhe ka ndërruar jetë.

Modifikuar më Premte, 06 July 2018 19:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...