Trefishohet gjoba për shoferët që flasin me telefon në timon

Premte, 06 July 2018 20:29

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve, edhe me pasoja të rënda për jetën. Për këtë arsye, Policia Rrugore kërkon pesëfishimin e gjobës, pasi vlera aktuale është qesharake në raport me rrezikun që paraqet.

Vlera e gjobës për këtë shkelje aktualisht varion nga 1.000 lekë deri 1.500 lekë. Por, në ndryshimet e reja që policia kërkon t’i bëhen Kodit Rrugor, kërkohet që kjo gjobë të kalojë në komision, me vlerë nga 5.000 deri në 15 mijë lekë, e njëjta masë si për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Por, grupi i punës, i ngritur për ndryshimet e reja, sipas burimeve ka parashikuar edhe një masë tjetër plotësuese. Në rast se një drejtues mjeti do të gjobitet tri herë brenda një viti për përdorimin e celularit, atij do t’i pezullohet leja e drejtimit për 6 muaj.

Ndryshimet  kanë gjetur edhe mbështetjen e disa deputetëve, që pritet t’i propozojnë së shpejti Parlamentit shqyrtimin e Kodit Rrugor.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...