Telenovela rome, familja thotë se e kanë rrëmbyer por vajza mohon: Jam martuar

Premte, 06 July 2018 21:25

Një njoftim i Policisë së Gjirokastrës për arrestimin e një 40 vjeçari nga Fieri për rrëmbim dhe pengmarrjen një 17 vjeçareje nga qyteti jugor zbuloi një histori sa tragjike aq absurde që luhet prej kohësh mes dy familjeve të komunitetit rom.

Shpëtim Muharremi është vënë në pranga pasi familja e Skënder Dalipit, që është vëllai i bashkëshortes së tij të pare, e akuzon se i ka rrëmbyer dy herë vajzën e mitur ndërsa ngrenë edhe dyshime për abuzim nga 40 vjeçari.

Babai i vajzës: Ai do hajë burg.Do bëjmë vrasje.

Policia në njoftimin për ngjarjen thotë se zyrtarisht nuk e di vendndodhjen e vajzës, e cila në fakt jeton prej muajsh në Levan të Fierit, ku thotë se është martuar me djalin e personit që akuzohet se e ka rrëmbyer.

Megjithëse nuk di mirë shqip, ajo thotë se qëndron aty me dëshirë dhe nuk dëshiron të kthehet pranë familjes në Gjirokastër pasi sipas saj e kanë martuar me zor. 

Vajza: Kam ardhur vetë me autobus, dua të rri me burrin, me Edin. 

Por nga dyert e komisariatit të Policisë së Gjirokastrës ku qëndron prej ditësh, e ëma e 17 vjeçares thotë se vajzës i bëhet presion. 

Nëna e vajzës: E mësojnë ata, flet ajo. Ka frikë. 

Historia bëhet edhe më tragjike, ndërsa të dyja familjet pranojnë se 17 vjeçarja është detyruar të abortojë një fëmijë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...