Nga Fieri për të shitur drogë në Vlorë, policia u vë prangat

Saturday, 07 July 2018 12:18

Policia e Vlorës ka bërë me dije ditën e sotme se ka vënë në pranga 3 persona, të cilët vinin nga qyteti Fierit dhe shpërndanin heroinë në Vlorë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në Vlorë vinin shtetas prej qytetit të Fierit të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Circle”.

Si rezultat janë kapur dhe arrestuar në flagrancë: Jetnor Xhelaj, 48 vjeç, lindur dhe banues në Visokë-Fier, Arjan Mejdani, 44 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier, (iu sekuestruan në banesë 17 doza kanabis), Reni Hasanaj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier.

Ata e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal të shpërndarjes së heroinës kryesisht pranë poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë.

Në momentin e kapjes nga Policia, atyre u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 420 doza heroinë, 2000 dollarë të falsifikuar, 25 tableta metadon, 1 peshore elektronike si dhe mjeti tip ''Audi'', me të cilin qarkullonin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...