×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Qiraja financiare – Portofoli arrin në 6.56 miliardë lekë

Diel, 08 July 2018 11:27

Portofoli i qirasë financiare arriti vitin e kaluar në vlerën e 6.56 miliardë lekëve. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky aktivitet u zgjeruar me rreth 7.5% gjatë vitit 2017.

Qiraja financiare ose lizingu përdoret kryesisht për financimin e blerjes së automjeteve apo linjave të prodhimit. Statistikat tregojnë se më shumë se gjysma e portofolit shkon për blerjen e mjeteve personale të transportit.

Lizingu është forma kryesore e financimit për blerjen e makinave të reja, ndërsa, së fundmi, ka edhe subjekte që kanë nisur të ofrojnë financim për mjetet e përdorura.

Nëse rreth 55% e portofolit të lizingut ka financuar blerjen e automjeteve personale, pjesa e mbetur prej 45% shkon për mjete transporti të biznesit, linja prodhimi dhe, në përmasa të vogla, edhe për pasuri të paluajtshme apo qëllime të tjera.

Aktualisht, janë gjashtë kompani të licencuara që kanë si aktivitet kryesor qiranë financiare. Gjithashtu, licencë për lizing kanë edhe disa banka tregtare, si Credins apo Societe Generale, që me kalimin e kohës kanë preferuar ta shkrijnë aktivitetin e qirasë financiare brenda strukturave të bankës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...