Kush është i riu që terrorizoi Dhërmiun, i pranishëm edhe në vrasjen e vitit 2015

Diel, 08 July 2018 15:13

Vetëm pak më parë u bë i mundur arrestimi i Emiljano Nina, 23-vjeçarit i cili terrorizoi pushuesit në orë 4:00 të mëngjesit të sotëm, duke qëlluar me armë në lokalin “Havana”, në Dhërmi.

Por Emiljano Nina nuk është i panjohur për policinë. 23-vjeçari është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, por më e rënda është ajo e vrasjes që ka kryer në vitin 2015. Në datë 11 Nëntor në Linzë, Emiljano, asokohe 20-vjeç, u akuzua se ka vrarë shtetasin 30-vjeçar Enton Nikaj në lokalin “Muraga”, ku mbeti i plagosur edhe pronari i lokalit.

Konflikti mes disa personave në vitin 2015 nisi për një borxh të pakthyer prej 200 mijë Euro. Nuk dihet se si Emiljano Nina, 3 vite pas kësaj ngjarje të rëndë, ka fituar lirinë. Katër muaj para vrasjes së Nikës, në Korrik 2015 Emiljano Nina (Tasho) kishte plagosur me armë Xhevahir Shabanin.

Sakaq, Nina akuzohet edhe për disa vrasje të tjera të ndodhura vite më parë, dhe është autor i disa vjedhjeve me armë të ndodhura në kryeqytet. Ndërsa mbrëmjen e djeshme, i riu terrorizoi të gjithë të pranishmit në lokalin e natës "Havava", në Dhërmi.

Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...