Policia shkoi 2 orë pas ngjarjes, Shqipëria pushime mes plumbave

Diel, 08 July 2018 17:19

Sezoni turistik ka nisur me sigurinë më të ulët publike që shënohet në vendin tonë në vitet e fundit. Përveç faktit që nuk ka siguri në plazhet e ujit, mungesës së rojeve të plazhit, tashmë një nga problemet kryesore që pushuesit po hasin është rendi dhe qetësia publike.

Ngjarja e mbrëmjes së djeshme, ku disa të rinj u rrahën në Dhërmi, në prani të fëmijëve dhe grave në një lokal, u përdorën edhe armë.

Një 23-vjeçar u fut në mes të lokalit, dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë qëlloi në ajër, teksa të pranishmit janë larguar në panik e sipër.

Edhe pse zona në fjalë është një nga më të frekuentuarat, aty nuk ka pasur asnjë policë. Madje, policia ka shkuar me vonesë, burime i thanë 55news.al se policia ka shkuar 2 orë pas ngjarjes, ndërsa nga të shtënat ka pasur të plagosur.

Policia reagoi tepër vonë lidhur me ngjarjen, madje në njoftimin e policisë u tha se ai ka qëlluar në ajër.

Por, në spital ka shkuar një qytetar i cili ka ngelur i plagosur në këmbë nga plumbat e shtëna nga i riu.

Policia e Shteti jo vetëm nuk po arreston banditët por madje edhe i mbron siç ishte rasti në fjalë.

E të mos flasim për turizëm, sepse asnjë nuk bën pushime mes plumbave.

Modifikuar më Diel, 08 July 2018 17:29

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...