“Shqipëria më e varfra në rajon, 34 % e popullsisë s’paguajnë dot dritat dhe ujin”

Hënë, 09 July 2018 15:43

Shqiptarët e Shqipërisë duket se janë më të varfrit në rajon. Raporti i fundit i Ballkan Barometër thotë se 34% e shqiptarëve kanë vështirësi për të paguar faturat e ujit e dritave që janë fatura të shërbimeve publike bazike. Ose ndryshe mbi 25 mijë familje.

Ky vrojtim i Ballkan Barometër publikohet çdo vit dhe financohet nga Komisioni Europian.

Shifra prej 34 për qind rezulton të jetë më e lartë në rajon, me diferencë të ndjeshme nga vendet e tjera. Në Serbi, pjesa e familjeve që kanë vështirësi për të paguar faturën e ujit dhe energjisë është 21 për qind, në Kosovë 20 për qind, ndërsa në Maqedoni, Bosnje dhe Mal të Zi, shifra luhatet nga 14 deri në 16 për qind.

Katër vjet më parë, qeveria rriti me mbi 20 për qind tarifat e energjisë për shumicën e konsumatorëve familjarë, ndërkohë që nga 1 janari I këtij viti enti rregullator shtrenjtoi me mbi 40 për qind çmimin e ujit.

Por përveç rritjes së çmimit, faturat e shërbimeve publike rëndohen edhe nga taksat e shumta që qeveria ka ngarkuar mbi to si tarifa e pastrimit, taksa e shkollave apo ajo e pronës. Të gjitha këto bëjnë që 1/3 e popullsisë (ndryshe 34 për qind) të vihen në vështirësi serioze për të shlyer faturën e dritave dhe ujit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...