Euro e nis javën me rënie, por BSH nuk lejon zhvlerësimin e fortë të saj

Hënë, 09 July 2018 16:59

Valutat kryesore në vend e kanë nisur javën të zhvlerësuara ndaj lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot në tregun vendas në nivelin e 125.86 lekëve, me një rënie thuajse të papërfillshme prej 0.03 pikësh në krahasim me fundin e javës që lamë pas.

Ekspertët e tregut të këmbimit valutor thonë se euro po mbahet e stabilizuar në këtë nivel këmbimi falë pranisë së vazhdueshme të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në treg, duke mos lënë që efektet sezonale të veprojnë mbi kursin e këmbimit.

Edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë konferencës për shty në javën e kaluar tha se kanë filluar operacionet e tërheqjes së valutës në treg, duke ndaluar kështu mbiçmimin e më tejshëm të lekut, por nuk dha afat se sa do të zgjasë në kohë kjo ndërhyrje.

Që prej fillimit të qershorit, kur euro zbriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët i dhjetë viteve, Banka e Shqipërisë deklaroi se do të kryente ndërhyrje të jashtëzakonshme në treg për shkak se rrezikohej inflacioni, për të cilin BSH ka objektivin 3%.

Edhe dollari amerikan është zhvlerësuar në tregun vendas gjatë ditës së sotme. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer sot me 107.01 lekë, rreth 0.53 pikë më pas se një ditë më parë.  Monedha e gjelbër ka reflektuar në tregun vendas zhvlerësimin në tregjet ndërkombëtare, ku pas një periudhe të dobët euro e ka marrë veten sërish duke iu afruar nivelit prej 1.18 dollarë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...