VIDEO/ PD: Ligji special “Fusha shpk” të tërhiqet, do përballen me shqiptarët

Tuesday, 10 July 2018 11:54

Deputeti Genc Pollo, në një deklaratë në selinë e Partisë Demokratike, ka denoncuar se “Ligji special Fusha shpk , përmes të cilit Kryetari i Qeverisë dhe Kryetari i Bashkisë Lali Edi dhe Lali Eri shkatërrojnë qendrën e Tiranës, kompleksin e Teatrit Kombëtar me trashëgimi historike qendrore të Shqipërisë si dhe i falin truallin shtetëror kompanisë pranë tyre” Fusha” sh.p.k, shkel një seri ligjesh.

Deklarata e plotë

Ligji special “Fusha shpk”, përmes të cilit Kryetari  i Qeverisë dhe Kryetari i Bashkisë Lali Edi dhe Lali Eri shkatërrojnë qendrën e Tiranës, kompleksin e Teatrit Kombëtar me trashëgimi historike qëndrore të  Shqipërisë si dhe i falin truallin shtetëror kompanisë pranë tyre ”Fusha sh.p.k”.

Nuk shkel vetëm Kushtetutën e Republikës  dhe një gjysëm dyzine ligjesh në fuqi.

Ligji special ‘’Fusha’’ sh.p.k shkel dhe Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë  përkatësisht nenin  71 të saj   duke qënë një kontraktim  pa garë dhe pa konkurim të hapur, ligji special ‘’ Fusha’’ sh.p.k ka penguar aplikimin e kompanive europiane  dhe shqiptare për t’u përzgjedhur për të marre  këtë kontratë. Bashkimi Europian ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë në raste te tilla për të verifikuar çfarë ka ndodhur.

Madje në raste te veçanta  BE ka te drejte të të kërkojë nga Qeveria dëmshpërblim që është i barabartë me të gjithë fitimi e kompanisë, i cili në rastin në fjalë ky fitim është 200 milionë euro.

Për këtë arsye ligji special “Fusha shpk” nuk u lejua të kalonte në Komisionin e Integrimit europian.

Unë uroj shumë që në një mënyrë ose një tjetër ky ligj special të përfundoj në kosh. Por në rast se dy lalët do të duan t’i shkojmë zullumit deri në fund  ky do të jetë një moment konfrontimi i shoqërisë shqiptare me të keqen,  ku kam besimin se e mira do të triumfojë.

Modifikuar më Tuesday, 10 July 2018 12:18

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...