Twitter mbyll miliona adresa false në përpjekje për të pastruar rrjetin social

Tuesday, 10 July 2018 16:31

Twitter ka arritur të mbyllë rreth 70 milionë adresa false dhe të dyshimta që nga muaji Maj. Adresat që u mbyllën ishin një përpjekje e Twitter-it për të pastruar rrjetin social.

Shumica e adresave mendohej që përdoreshin për postime provokuese ose nga komunikime automatike të kontrolluara nga larg, që shumë herë abuzonin me shërbimin.

Juan Guzman, një studiues pranë UCL ka vëne re me mijëra komunikime automatike që përdoreshin të stimuluar komunikimin mes njerëzve në rrjetet sociale dhe ai shprehet se Twitter e ka neglizhuar këtë komunikim automatik prej vitesh.

“Deri kohët e fundit , Twitter nuk e kishte menduar se komunikimi automatik ishte një problem në rrjetin e tij dhe as nuk bëri përpjekje për të zhvilluar një të tillë”, tha ai për BBC. “Vetëm pas zgjedhjeve të 2016 komunikimi automatik u bë një përgjegjesi dhe filloi të merrej seriozisht si për Twitter-in ashtu dhe për Facebook”.

Del Harvey, kreu i besimit dhe sigurisë i Twitter, tha për Washington Post se më e rëndësishme është siguria dhe jo komunikimi mes njerëzve, sepse njerëzit duan të ndihen të sigurt.

Një zëdhënës i Twitter tha se artikulli i Washington Post nuk ishte “asgjë e re” dhe shtoi se pezullimet e llogarisë ishin pjesë e “punës së saj të vazhdueshme për të përmirësuar shëndetin e bisedës publike në Twitter”.

Zëdhënësi vuri në dukje një blog nga Yoel Roth dhe Harvey, i cili foli për mënyrën se si Twitter trajtoi bisedat e bllokuara dhe komunikimin automatik në shërbimin e saj. Raporti i Washington Post është cituar si një shkak i çmimit të aksioneve të Twitter duke regjistruar një rënie prej 8.5% – më e madhe e saj në tre muaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...