Aplikimet për në universitet, ja kur do të nisë të plotësohet formulari A2

Tuesday, 10 July 2018 20:13

Maturantët që do të duan të vazhdojë studimet në Shqipëri duhet të aplikojnë në universitete në datat 30 korrik deri në 4 gusht. Njësoj si vjet, aplikimi do të bëhet online, me renditjen e 10 preferencave, megjithëse në këtë fazë të rëndësishme janë kriteret e pranimit, jo renditja e degëve.

“Ata duhet të bëjnë një përllogaritje që është 50% për notën mesatare të 3 viteve të shkollës së mesme, plus mesataren e notave të provimeve të maturës shtetërore. Nëse kanë një mesatare mbi notën 6, mund të aplikojnë në të gjitha programet, por jo tek mjekësia, që është mbi 8 për infermierinë, 8.5 për mjekësinë dhe mbi 7 për mësuesinë. Nëse e kanë mesataren mbi këtë notë, vetë sistemi nuk ua nxjerr, ata do të duan të të kapin ato degë por sistemi nuk ua nxjerr fare, pra sistemi nuk hapet fare”, deklaroi Rezana Vrapi, Drejtore e Qendrës së Shërbimeve.

Formularin A2 pritet ta plotësojnë rreth 26 mijë maturantë, të cilët në çdo rast do të kenë edhe një shans të dytë, nëse nuk fitojnë tek i pari.

“Në raundin e dytë që do të jetë diku në muajin shtator janë ata që nuk kanë fituar në raudin e parë, por me degët që kanë mbetur tashmë”, deklaroi Vrapi.

Për maturantët që duan të guxojnë sërish për të arritur degën e preferuar ekziston e drejta e riaplikimit.

“Në fund të fazës së parë, çdo maturant ka të drejtë çregjistrimi. Ata do të kenë 48 orë kohë për ta bërë këtë”, deklaroi drejtoresha Vrapi./TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...