Indeksi Global i Inovacionit, Shqipëria, dobët me shpikjet, kërkimin dhe kapitalin njerëzor

E mërkurë, 11 July 2018 06:59

Shqipëria është renditur e 83-ta mes 126 vendeve në Indeksin Global të Inovacionit duke u ngjitur me 10 vende në raport me një vit më parë kur ishte në vendin e 90. Por pavarësisht këtij përmirësimi duket se vendi ynë ende mbetet larg disa prej vendeve kyçe të rajonit si Mali i Zi që renditet i 52-i, Kroacia në vendin e 41, Serbia në vendin 55. Maqedonia renditet në vendin e 84. Por cilat janë elementët ku paraqitemi më mirë dhe ato ku vendi ynë performon më dobët që kanë dhënë edhe rezultatin final.

Lidhur me institucionet Shqipëria ka regjistruar 64.5 pikë dhe një renditje në vendin e 55 ku merret parasysh mjedisi politik, efektiviteti i qeverisjes, ambienti rregullator, respektimi i ligjit, lehtësia e nisjes së një biznesi apo lehtësia me të cilën zgjidhen mosmarrëveshjet.
Treguesi i dytë i vënë në peshore është ai i kapitalit njerëzor dhe kërkimit, ku kemi regjistruar vetëm 21.3 pikë dhe një renditje në vendin e 95. Kjo renditje është rezultat i disa elementëve si shpenzimet për edukim në raport me GDP, vitet e shkollimit, të diplomuarit në shkenca dhe teknologji, studimet në kërkim dhe zhvillim, kompanitë me orientim kërkimin dhe zhvillimin, renditja e universiteteve.
Elementi i tretë është infrastruktura ku Shqipëria ka regjistruar 43.5 pikë dhe një renditje në vendin e 62.
Në këtë pjesë kombinohen elementët që lidhen me aksesin në inovacion dhe teknologji, përdorimi i inovacionit dhe teknologjisë, shërbimet qeveritare online, prodhimi energjetik, performance logjistike, përdorimi i energjisë për njësi, certifikimet ISO.
E katërta që kalon në sitë për të nxjerrë indeksin global të inovacionit është sofistikimi i tregut ku jemi renditur në vendin e 38 që është edhe elementi me rezultatin më të mirë të Shqipërisë dhe që merr në llogaritje kreditimin, investimet, konkurrencën tregtinë dhe shkallën e tregut.  Elementi i pestë është sofistikimi i biznesit që na rendit në vendin e 98 ku shihen në detaj punësimi sipas njohurisë së thelluar, kompanitë që ofrojnë trajnime zyrtare, bashkëpunimet industri-universitet, importet neto të teknologjisë së lartë, investimet e huaja direkte, kërkimi për talente si përqindje në një biznes.
Produkte finale në kërkim dhe teknologji është elementi i gjashtë ku Shqipëria ka regjistruar rezultatin më të dobët që ka renditur në vendin e 110 dhe që lidhet me patentat e shpikjeve të regjistruara sipas origjinës, modelet e përdorimit sipas origjinës, pronësia intelektuale, eksportet në inovacion dhe teknologji, investimet shqiptare që shkojnë drejt vendeve të tjera.
E fundit në listën e elementëve është pjesa që lidhet me produktet kreative siç mund të jenë markat dizajnët industriale modele biznesi në teknologji dhe inovacion, krijimi i aplikacioneve në celularë, korrigjimet në Wikipedia. Të gjitha këto na kanë renditur në vendin e 86 me një nivel pikësh prej 23.
Indeksi Global i Inovacionit është një publikim i përvitshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, Cornell SC Johnson College of Bussines dhe INSEAD (Shkolla Botërore për Biznesin).

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...