Pse duhet të hani shalqi çdo ditë – 10 arsye të forta për shëndetin

E mërkurë, 11 July 2018 07:06

Shalqini është një nga frutat më të lëngshme e të shëndetshme për organizmin.

Ai është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe fibër.
Përfitimet që njeriu merr nga shalqini janë të mëdha.
Më poshtë mund të mësoni nga AgroWeb.org, vlerat e mëdha të shalqinit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja.
Mund ta përfshini në sallata të ndryshme të gjelbra shoqëruar me djathë sipas dëshirës.
Shëndeti i Zemrës
Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut.
Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.
Mbrojtje për gjymtyrët
Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë.
Disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.
Antioksidantët
Ngjyra e kuqe e shalqinit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit.  Shalqini përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër.
Mbrojtja e Lëkurës
Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën.
Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.
Shëndeti i syve
Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.
Hidratim
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit.
Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë.
Zbutja e lëkurës
Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar.
Shalqinin mund ta shfrytëzoni edhe si një maskë lëkure duke përzier lëngun e tij me kos.
Mbajeni 10 minuta dhe më pas shpëlajeni.
Më shumë energji
Uji, antioksidantët dhe amino acidet tek shalqini e bëjnë atë ideal për njerëzit që kryejnë aktivitete fizike intensive.
Shalqini përmban edhe shumë kalium, një mineral që ushqen muskujt dhe garanton më shumë energji.
Sheqeri Në Gjak
Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.
Tretja

Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur. Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut./AgroWeb.org

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...