Shpërthen Dashamir Shehi, ka dy fjalë Edi Ramën dhe aferat me koncesionet

Hënë, 16 July 2018 13:33

Në mbledhjen e radhës të Komisionit të Ekonomisë është diskutuar çështja e koncesioneve dhe ka pasur debatet të forta.

Deputeti Dashamir Shehi, i cili ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë Rama.

Mes të tjerave, Shehi ka kërkuar që të shfuqizohet ligji për Teatrin Kombëtar duke thënë se përmes procedurës së koncesioneve, po kryhen vjedhje miliona euroshe në dëm të vendit.

“Do t’i kisha mbyllur të gjitha koncesionet. Këto koncesione e kanë futur Shqipërinë në borxhe për 10 vite. Kot jemi ankuar për Rrugën e Kombit, shikoni shifrat për rrugët që po ndërtohen, për stadiumin dhe Teatrin, ilaçet dhe spitalet.

Nuk ka asnjë garë të hapur. Në sebep të atyre të mëparshme janë 100 fishuar vjedhje. Bëjmë të gjithë si Shekspirë e Hamletë.

S’ka asnjë budalla në këtë sallë dhe jashtë saj që nuk nënkupton që Rama ka 20 vjet që ia ka vënë syrin asaj cope tokë. Shikoni shëmtinë e stadiumit, është një markatë që ka edhe një fushë futbolli. Kjo është vjedhje e pastër. Ju po e votoni, i jepni konjukturë, u quani moderne.

Ky vend s’ka para për ujësjellesa dhe rubineta, kërkon para nga ndërkombetarët, por për pallate 200 milionë eurosh i kemi paratë. Hajde ta heqim këtë ligjin…”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...