Video/ Ujërat e zeza mbulojnë Rrugën e Kombit

Hënë, 16 July 2018 15:43

Familjet, të cilat kanë banesat mbi “Rrugën e Kombit”, vazhdojnë të shkarkojnë ujrat e zeza mbi parmakët anësorë të rrugës.

Përveç rrezikut që krijohet nga lagështia, ujërat e zeza, të cilat janë të dukshme në muret mbrojtëse te kësaj rruge, japin një panoramë të shëmtuar për udhëtarët, në një kohë kur “Rruga e Kombit” kohët e fundit ka një ngarkesë të madhe të lëvizjes së automjeteve për shkak të sezonit turistik.

Përveç derdhjes së ujërave të zeza, skarpatës së rrugës i janë vjedhur rrjetat metalike mbrojtëse, duke u bërë rrezik për automjetet që përshkojnë këtë aks.

Deri më tani asnjë person nuk është ndjekur penalisht për dëmtimin e autostradës./Top Channel/

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...