Shqiptarët bosa të kanabisit në këtë vend!

Tuesday, 17 July 2018 10:33

Fenomeni i kultivimit të kanabisit nëpër shtëpi është shtuar ndjeshëm edhe në Australi. Të martën, autoritetet atje arrestuan pesë persona të cilët ishin pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar krimi.

Gjithashtu nëpër këto ferma kultivimi të kanabisit në Sydney, ata sekuestruan më shumë se 2.200 rrënjë kanabis, vlera e të cilave në treg do të sillte një përfitim prej 6.2 milionë dollarë australian.

Policia në një deklaratë tregoi se shumica e fermave të kanabisit drejtohen nga grupet kriminale shqiptare dhe vietnameze. Ata, sipas policisë, i përdorin paratë që përfitojnë nga këto shtëpi për të financuar të tjera biznese të jashtëligjshme siç është trafikimi i metamfetaminës, heroinës dhe kokainës.

Përveç kultivimit të drogës, mediat australiane shkruajnë se bandat përdorin dokumente false në mënyrë që të marrin me qira shtëpitë, ku do të shtrihet i gjithë aktiviteti ilegal.
“Mos harroni, ky është krim i organizuar. 

Ata që përfshihen duan vetëm të përfitojnë  pavarësisht gjithçkaje. Ne duam të shkatërrojmë çdo aspekt të veprimit të tyre, jo vetëm duke u prishur infrastrukturën, por edhe t’i largojmë kriminelët nga rrugët. Shtëpitë me kanabis janë potencial për të vënë shtëpitë e tjera dhe njerëzit që i rrethojnë në rrezik”, tha inspektori Stuart Bell, citon AbcNews

Gjithashtu Bell tha për mediat se publiku mund të sinjalizojë policinë kur ka raste të tilla. Gjeneratorët që punojnë gjatë gjithë kohës, sasi të mëdha mbeturinash si dhe mbetje përdorimit të kimikateve janë një tregues i mirë që po kultivohet kanabis.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...