73 vite burg bandës së trafikantëve shqiptarë në Itali

Tuesday, 17 July 2018 12:43

Gjykata e Firences ka dënuar me një total prej 73 vjetësh një grup kriminal shqiptar që merrej me trafikimin e drogërave të forta. Banda vepronte në Livorno, Pisa, Massa Carrara, Prato dhe Parma.

Të dënuarit janë tetë persona:

Kasa Shkëlzen. (1984) – 16 vjet burg.

Luku Ilir (1984) – 9 vite e 4 muaj burg.

Sula Rezart (1989) – 9 vjet e 8 muaj burg.

Skura Ervin (1996) – 8 vjet e 8 muaj burg.

Hakballa Klodian (1991) – 8 vjet burg.

Piku Erist (1990) – 8 vjet burg.

Karina Radebor (1973) – 7 vjet e 4 muaj burg.

Matraku Enkel (1997) – 6 vite e 8 muaj burg.

Policia italiane e shkatërroi grupin më 21 Mars të vitit të kaluar gjatë operacionit të koduar “Pavarësia”.

Atë kohë u arrestuan gjithsej 12 persona në flagrancë dhe u sekuestruan 53 kilogramë heroinë dhe 3 kilogramë kokainë.

Gjithashtu, autoritetet sekuestruan 2 apartamente në Parma, 6 makina, mes tyre një BMË dhe një Mercedes-Benz, një kamionçinë, pesë motoçikleta dhe dy llogari bankare brenda të cilave ishin depozituar 31.000 euro të përfituara nga aktiviteti ilegal i shqiptarëve, në emër të kreut të grupit Shkëlzen Kasa, 34 vjeç

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...