Instat: Rriten çmimet e ushqimeve

E mërkurë, 18 July 2018 13:21

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2018 është 2,1 %, sipas raportimit të INSTAT. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,7 %, vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,4 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,0 %, “Transporti” me 2,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,0 %, “Shërbimi arsimor” me 0,9%, “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 % secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,5%, etj.

Në muajin Qershor 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,1 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupeve “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3 % secili, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,2 %. Ndërsa, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 0,5 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Transporti” me 0,2 % secili. Në grupet e tjera nuk pati ndryshime krahasuar me muajin e mëparshëm. /Monitor/

 

Modifikuar më E mërkurë, 18 July 2018 13:25

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...