Trump flet për Luftën e Tretë Botërore, përfshin shqiptarët si shkak

E mërkurë, 18 July 2018 17:41

Presidenti amerikan Donald Trump, nxori në pah edhe njëherë kritikat ndaj shteteve antare të NATO-s rreth kontributit të tyre financiar për aleancën, duke thënë se SHBA mbajnë pjesën më të madhe të barrës.

Presidenti i bëri komentet gjatë një interviste me komentatorin Tucker Carlson të rrjetit Fox News, pasi u pyet se përse duhet që ushtarët amerikanë të shkojnë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë vend nga një sulm i mundshëm.

Më tej gjatë intervistës ai është pyetur se pse amerikanët duhet të mbrojnë vende si Mali i Zi dhe Shqipëria, siç e kërkon rregullorja e NATO-s. Trump ka shprehur se nuk është dakort me këtë, megjithatë ka shtuar këtu është vendosur nga aleanca.

“Janë njerëz shumë të fortë, janë njerëz shumë agresivë. Mund të nxehen dhe urime, jemi në Luftën e Tretë botërore”, është shprehur mes të tjerash kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Pjesë nga Intervista

Gazetari Tucker Carlson: Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë anëtarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Për shembull, nëse sulmohet Mali i Zi që u anëtarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi?

Presidenti Trump: Unë e kuptoj çfarë po thua. Unë bëra të njëjtën pyetje, e di? Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë.

Gazetari Tucker Carlson: Nuk jam kundër Malit të Zi, po Shqipëria?

Presidenti Trump: Jo meqë ra fjala… janë njerëz shumë të fortë, janë njerëz shumë agresivë. Mund të nxehen dhe urime, jemi në Luftën e Tretë botërore. E kuptoj këtë, por kështu është vendosur. Mor harro, unë erdha këtu pak më shumë se një vit më parë, por mora përsipër bisedën tre katër ditë më parë dhe thashë: “Duhet të paguani, Duhet të paguani”. Dhe Sekretari i Përgjithshëm tha se për shkak të presidentit Trump vitin e kaluar ne kishin një shtim 44 miliardë dollarë për NATO-n dhe këtë vit do kemi shumë më shumë se kaq dhe shtetet ishin dakort. Ishte e padrejtë, ata s’po paguanin. Jo vetëm që ne po paguanim më shumë, por ata s’po paguanin fare dhe po i mbronim. Ja dhe përgjigjja e pyetjes tende për Malin e Zi…

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...