Shkatërrohet banda shqiptaro-rumune, trafikonin vajza për prostitucion

E Enjte, 19 July 2018 08:42

Një organizatë shqiptaro-rumune e cila merrej me aktivitete kriminale, kryesisht me shfrytëzimin e vajzave për prostitucion është goditur nga policia italiane.

Në kuadër të këtij operacionijanë arrestuar pesë persona ndërkohë 14 të tjerë janë ende nën hetim.

Mediat italiane ka zbuluar të dhëna tronditëse për grupin që rekrutonte vajza edhe duke i blerë te prindërit.

Madje, në një rast, është zbuluar një përgjim ku babai i thotë trafikantit “thyeja njërin krah vajzës nëse sillet keq”.

Ndërkohë, në një tjetër përgjim, vajza dëgjohet duke i thënë të atit se “më shite me çmimin e një makine”.

Vajzat që shfrytëzoheshin ishin kryesisht nga Rumania, dhe ishin të moshës nga 20 deri në 40-vjeçe. Ato punonin në rrugë për organizata kishte edhe ambjente ku ushtrohej aktiviteti.

Lidhur me këtë çështje, policia italiane ka prangosur shtetasit Dashnor Ilmica, 31 vjeç (shqiptar), i arrestuar 14 Korrikun e shkuar në provincën e Rovigo-s, Gentian Bregu, 35 vjeç (shqiptar), Romeo Costel Iordache (rumun) 28 vjeç, Idriz Merdita (shqiptar) 28 vjeç, i dëbuar më pas nga territori italian me urdhër të autoriteteve atje. Në arrest shtëpiak është vënë italiania, Pamela Balsamo, 33-vjeç e cila ishte bashkëpunëtore e grupit.

Rumuni Romeo Costel Iordache dhe shqiptari Gentian Bregu cilësohen nga hetuesit si “kokat” e grupit.

Kjo bandë, veç shfrytëzimit të prostitucionit merrej edhe me shpërndarje droge, grabitje, zhvatje dhe trafik klandestinës.

Modifikuar më E Enjte, 19 July 2018 08:44

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...