Një mjet është djeguar pjesërisht në Lagjen ‘Qemal Stafa’ të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20 të mëngjesit. Zjarri ka rënë në mjetin BMV me targa AA0990J. Paraprakisht poliocia dyshon për zjarrëvënie të qëllimshme.
Mësohet se mjeti i djegur është në pronësi të shtetasit me iniciale L. Ç, 40-vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.