E vërtetuar/ 4 ditë punë në javë: Produktivitet më i lartë dhe më pak stres

Premte, 20 July 2018 16:01

Një kompani në Zelandën e Re i kërkoi punonjësve që të punonin vetëm katër ditë në jave dhe sipas saj rezultati ka qenë pozitiv duke synuar që ta bëjë politikë të përhershme.

Kompania raportoi se punonjësit e saj treguan produktivitet më të madh, një balancë më të mirë mes punës dhe jetës dhe niveleve më të ulëta të stresit nga puna. 240 punonjësit paguheshin si të punonin pesë ditë gjatë eksperimentit.

“Ishte thjesht një teori, diçka që mendova se doja ta provoja, sepse dëshiroja të krijoja një mjedis më të mirë për ekipin tim”, tha për CNN, Drejtori i Përhershëm Guardian Andreë Barnes.

Përmes një sondazhi të bërë nga kompania 54% e të pyeturve thanë se menaxhonin më mirë punën me jetën personale ndërkohë që pas këtij eksperimenti kjo vlerë u rrit në 78%.

Nivelet e stresit të stafit gjithashtu janë ulur me rreth 7%, ndërsa ndërveprimi në grup u rrit me rreth 20%.

Barnes tha se punonjësit u bënë më produktivë, duke shpenzuar më pak kohë në mediat sociale apo në aktivitetet të tjera që nuk lidheshin me punën.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...