×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mjerim në Tiranë/ I moshuari fsheh kanaçet që mbledh nga policia bashkiake për të mbijetuar

Saturday, 21 July 2018 20:24

“Jeta më shkoi në vetmi”.. Për 55-vjeçarin, vetëm ditët e fëmijërisë në zonën e Gollobordës kanë qenë të lumtura. Pasi mbaroi ushtrinë në 87-ën, Refik Furgali u largua nga vendlindja drejt Tiranës për një jetë më të mire. Por atë e priste burgu politik.

“4 vjet në Spaç, 4 vjet në Burrel..nëpër kazerma, mjegull, sterrë i zi ishte, pa bukë, 1 vakt bukë haja. Me shqelm e sillte pjatën gardiani”, tregon Refiku.

Pasi rifitoi lirinë, Refiku filloi të merrej me ndërtim. “Me pastërti të ndershme, kam punuar në ndershmëri, jam usta. Zona e Gollobordës, duart flori”, shprehet ai.

Por humbja e shtëpisë në firmat piramidale solli një tjetër kthesë në jetën e 55-vjeçarit. Sot, në mes të katër rrugëve ditën ai mbledh kanaçe dhe i shet ato natën fshehurazi.

“Unë fshihem vetëm nga policia bashkiake natën, ja çoj firmës që i grumbullon natën nga frika nëpër rrugicat”, tregon Refiku.

Gjumin e bën nën hijen e një peme, megjithatë nuk pranon lëmoshët e të tjerëve. Por Refiku nuk është personi i vetëm në situatë rruge.

Sipas një studimi të qendrës “T’reja” në dy muajt e fundit, në kryeqytet ndodhen rreth 147 individë në të njëjtën situatë, që i përkasin më së shumti grupmoshave 30 deri në 40 vjeç./tch

Modifikuar më Saturday, 21 July 2018 20:36

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...