Kapen kushërinjtë grabitës të karburanteve, kush ishte femra që i drejtonte

Diel, 22 July 2018 10:01

Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vjedhjen e 1 karburanti dhe tentativën për vjedhje të 2 karburanteve të tjerë. Autore është një femër e cila ka rënë në pranga, ndërsa është shpallur në kërkim  dhe bashkëpunëtori i saj.

Tre ngjarjet kanë ndodhur gjatë këtij muaji, ku Anna Malaj, 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë të Mallakastrës në bashkëpunim me shtetasin E.G, 22 vjeç, banues në fshatin Belinë të Patosit, kushërinj mes tyre, shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh gjatë orëve të vona të natës.

Policia ka sekuestruar armën me të cilën autorët nën kërcënimin e saj kryenin vjedhjet.

"Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti" sqaron policia.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- Automjeti me të cilën shkonin në vendngjarje.

- 1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë.

-1 palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vjedhja me armë", e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal.

Modifikuar më Diel, 22 July 2018 10:08

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...