Mrekullia ne SHBA, shqiptari zgjohet nga koma, sapo i shkon familja

Hënë, 23 July 2018 07:06

Muharrem Vuçitërna, i njohur nga shoqëria e tij si Muki, ditë më parë ka rënë viktimë e një aksidenti të rëndë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqiptari nga Kosova ka qëndruar 7 ditë në koma, dhe është zgjuar pikërisht në momentin kur familja e tij është futur në dhomën e spitalit.
Muki pësoi dy ditë para ditëlindjes së tij të 27-të një aksident tejet fatkeq, ku teksa po merrte diçka nga bagazhi i tij, nga prapa në një rrugë një kalimshe u godit nga një mjet që po drejtohej prej një femre ende e paidentifikuar, e cila u largua nga vendi i ngjarjes.
Mjekët në SHBA bënë çmos ta shpëtonin shqiptarin, dhe ia dolën – pas shtatë ditëve në koma dhe disa operacioneve të mundimshme, ata arritën që t’ia kthejnë vetëdijen.
Kjo ka ndodhur pikërisht në vizitën e familjarëve të tij, të cilët me shumë vështirësi arritën që të udhëtojnë drejt SHBA-së që të vizitojnë djalin e tyre, raporton Rahoveci24. Pavarësisht se u zgjua nga koma, shqiptari vijon të jetë në gjendje të rëndë, pasi njëra nga këmbët e shtypura mund të marrë infeksion.  Ndaj ai pritet që t’i nënshtrohet së paku 7 operacioneve, të cilët janë të kushtueshëm.
Muki do ta ketë një rikuperim të vështirë, të mundimshëm dhe shumë të gjatë.
Shoqëria e komuniteti shqiptar në SHBA, por edhe vullnetarë në Kosovë, kanë kontribuar ditëve të fundit në një fushatë të nisur për t’i ndihmuar atij në GoFundMe, ku janë mbledhur mbi 60 mijë dollarë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...