Një shqiptar 49-vjeçar, me iniciale A. C., e me banim të Terni të Italisë, ka humbur jetën mëngjesin e së dielës si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhë në rrugën provinciale midis Tuscania e Montalto di Castro, në provincën e Viterbos, rajoni i Lazios.
Katër shqiptarë të tjerë, gjithashtu banues në Terni, që udhëtonin në makinë me të, kanë mbetur të plagosur rëndë.
Viktima ishte në drejtimin e makinës që u përplas me një pemë.
Në vendngjarje mbërriti helikopteri i ndihmës së shpejtë që transportoi të plagosurit në spital
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





