×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Masakra në Greqi/ Në oborrin e restorantit ku dogjën të gjallë 26 njerëz....

E mërkurë, 25 July 2018 13:45

Në një fushë afër tavernës (restorantit) Argyri Akti në Mati u shkrua kapitulli më i dhimbshëm i tragjedisë nga zjarret në Atikën Lindore.

Imazhet që të ofron një ditë pas tragjedisë janë tronditëse. Në këtë oborr që shikoni në foto dhe video u gjetën 26 trupa të pajetë. Nëna dhe baballarë me fëmijët e tyre në krahë në një përpjekje të dëshpëruar për t'i mbrojtur.

Ajo që lanë  pas punëtorët e shpëtimit, dorezat dhe objektet e tjera, dëshmojnë për tmerrin që shpërtheu në zonë.  

Tek tuk në  tokën e mbuluar nga hiri të bien në sy ndonjë këpucë e mbetur nga viktimat që u dogjën të gjallë, ndërsa flakët nuk kanë kursyer as kafshët shtëpiake. Qenë të ngordhur shihen kudo.

26 të vdekurit që u gjetën në oborrin e restorantit kishin tentuar të shpëtonin, duke marrë makinat e tyre për t'iu drejtuar Athinës.  Por ata u bllokuan nga flakët. Prandaj lanë makinat dhe lëvizën drejt detit.

Vendimi i tyre tingëllon logjik, por në fakt vulosi vdekjen e tyre. Nga fusha ku u gjetën ka një rrugë që të çon në një shkëmb dhe prej aty  në det.

Megjithatë, njerëzit e pafat, nuk e dinin atë ose nuk arritën t'i afroheshin asaj. 

Ata e gjetën vetën të rrethuar nga flakët dhe përqafuan fëmijët e tyre duke qenë të vetëdijshëm se nuk do mund të shpëtonin.

auto martiries11532518134

auto martiries61532518128

auto martiries71532518141

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...