×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Revoltohet qytetari: Më vodhën 3 mln lekë, askush nuk përgjigjet

E Enjte, 26 July 2018 17:46

OSHEE vijon të vjedhë hapur qytetarët me faturat aforfe, por edhe nëpërmjet sahatëve matës të energjisë elektrike. Një qytetari nga Tirana tregon se, OSHEE i ka faturuar 3 milionë lekë energji elektrike ndonëse ai i ka paguar rregullisht faturat. Ismail Basha tregon se i ka ardhur një faturë 3 milionë lekë për energjinë elektrike në dyqanin e djalit të tij, Erblin Basha.

I dëshpëruar dhe i revoltuar Ismail Basha tregon se, drejtuesit e OSHEE nr.2 i kanë thënë se kështu regjistron sahati që ke tek dyqani, por në fakt ai ka tjetër shata dhe i ka paguar faturat rregullisht, për këtë ka edhe dokumentat që i ka paraqitur tek OSHEE dhe në mjaft instirucione të tjera shtetërior por askush nuk i ka zgjidhur hall. Ai thotë se i ka shkruajtur edhe portalit të qeverisë dhe i është drejtuar edhe kryeministrit Rama por nuk ka amrrë asnjë përgjigje.

“Drejtoria e OSHEE nr.2 më ka vënë 3 milionë lekë energji elektrike aforfe për dyqanin tek “Oxhaku”. Dyqanin e bleva në vitin 2015, deri në këtë kohë mua më dalin të gjitha faturat e rregullta, tëe paguara. Në shtator të vitit 2017 më kërkojnë që të paguaj 3 milionë lekë pasi, sipas tyre kështu rregjistron sahati, ndërkohë që tjetër sahat kam në kontratë dhe sipas atyre tjetër sahat del në object. Unë u kam kërkuar, ku ndodhet sahati që më keni shkruajtur në kontratë dhe ku ndodhet kontrata e sahatit që gjendet në objekt. Përgjigja e tyre është: “Ne e gjetëm sahatin në objekt dhe kjo të ngelet ty”! Unë u kam thënë se ky sahat që u gjet në objektin tim ju paska humbur juve dhe e gjetët tek unë?!

Unë u kam kërkuar, kur u ka humbur ky sahat a keni bërë kallzim penal për humbjen e tij, çfarë numri komntrate ka ky sahat kur ka adalë nga arshiva juaj.

Së dyti kam kërkuar procesverbalin e ndryshimit të kontratës nga Skënder Medaninë ne emrin e djalit tim, Erblin Basha. Kush ka firmosur për ndryshimin e kësaj kontrate dhe ku ndodhet ky sahat që më është shkruajtur në kontratë për të cilën kam njoftuar prokurorin e përgjithshëm, drejtorin e policisë së shtetit, kryeminsitrin Edi Rama, kryetarin e Partlamentit, Ilir Meta, minsitrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa, minsitrin e energjis, Damian Gjiknuri si deh drejtoreshën e OSHEE nr.2, Besa Bello. Kam bër kallzim penal në prokurodinë e Tiranës ku kam kërkuar; nëqoftëse kam vjedhur 1 kilovat energji elektrike e djeg veten time në mes të sheshit Skëndebrej, në të kundërtën gjeni ju ku kanë vajtur lekët e vjedhura, si vidhet qyteari shqiptar në mes të ditës me dokumenta dhe matës energjie të falsifikuar.

Kam bërë ankesë te drejtoria e OSHE nr2 dhe më kanë kthyer përgjigje se, nuk dimë se si ka ardhur ky sahat në dyqanin tuaj dhe si është vendosur kjo kontratë.

Kryetari i Degës së Shitjes tek OSHEE nr.2 më ka thënë se edhe ju keni faj që nuk e zbuluat këtë defejkt në kohë. Unë i kam krthyer këtë përgjigje; nëse unë kam bërë gabim shkoj në burg, por bashkë me juve që falsifikoni dokumenta dhe vidhni hapur në mes të ditës”, shprehet qytetari Ismail Basha.

o1.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...