Tronditet Tirana, shpërthim i fuqishëm me eksploziv

Premte, 27 July 2018 08:06

Të dhënat paraprake mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë banesa e një të burgosuri.

Bëhet fjalë për shtetasin Gazmir Dacit, i cili akuzohet për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit.

Po ashtu nga shpërthimit në katin e parë të banesës ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Daci është një emër i njohur për policinë, pasi familjes së tij iu bë pak kohë më parë edhe një tjetër atentat me tritol. Në janar të vitit 2017 në lokalin e Xhelal Dacit, babait të Gazmirit, në rrugën ‘Demokracia’ në Kamez pati një shpërthim me tritol, që shkaktoi vetëm dëme materiale. Gazmir Daci u dënua nga gjykata me 35 vite burg, ndërsa babai i tij që akuzohet se fshehu armën e krimit, me 4 vite.

KONFLIKTI DACI-KOLAVERI
Valmir Kolaveri u vra nëntorin e vitit të kaluar në Kamëz, ndërsa Gazmir Daci u arrestua 1 muaj më pas si autor i kësaj ngjarjeje. Sipas dosjes së prokurorisë, në mbrëmjen e datës 4 nëntor 2015, rreth orës 18.00, Gazmir Daci ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij privat të markës BMW X5, në rrugën “Demokracia” në Kamëz, kur është hasur me Robert Kolaverin. Për shkak të konflikteve të vjetra të sipërpërmendurit kanë ndaluar mjetet pranë njëri-tjetrit dhe Gazmir Daci ka zbritur prej tij dhe me një armë të tipit pistoletë në dorë, ka shkuar në drejtim të mjetit, ku ndodhej Robert Kolaveri.

Në momentin e përballjes fizike ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin me fjalë dhe në prag të përfundimit të konfliktit, Gazmiri e ka kanosur për vrasje Robertin. Pas largimit të Robertit, Gazmir Daci ka komunikuar në telefon me Valmir Kolaverin, i cili është edhe vëllai i Robertit. Biseda mes tyre ka qenë e tensionuar dhe e shoqëruar edhe më fjalë kërcënuese e fyese.

Në përfundim të kësaj bisede, Gazmiri ka shkuar me mjetin e tij në drejtim të njësisë tregtare, ku mendonte se ndodheshin dy vëllezërit. Në vazhdim e sipër të konfliktit, ai ka nxjerrë armën e tipit pistoletë, që kishte me vete dhe ka qëlluar me të në drejtim të Robert Kolaverit. Kur ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe vëllai i tij, Valmiri, ka marrë një send të fortë në tokë, për t’u mbrojtur nga sulmi i armatosur i të pandehurit, por edhe ai është qëlluar në trup me armë nga i pandehuri dhe është rrëzuar në tokë. Për shkak të plagëve të marra, Valmir Kolaveri ka gjetur vdekjen, ndërsa vëllai i tij u është nënshtruar ndërhyrjeve operatore dhe u ka mbijetuar plagëve të marra.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...