Etiketat në ushqime, prodhuesit: Kemi problem me falsifikimin e tyre, informaliteti i lartë

Premte, 27 July 2018 09:23

Prodhuesit shqiptar i kërkojnë institucioneve shtetërore që të intensifikojnë “luftën” ndaj informalitetit dhe falsifikimit të produkteve ushqimore, më pas puna të fokusohet tek etiketat ushqimore.

Sipas Arben Shkodrës, Sekretarit të Përgjithshëm të Prodhuesve shqiptar, siguria ushqimore është e njëjtë me sigurinë kombëtare, ndërkohë që prodhuesit shqiptar duhet të kenë më shumë mbështetje, për të pasur një produkt “Made in Albania” të sigurtë.

“Prioritet për mendimin tim duhet të jetë lufta ndaj falsifikimit, që po shkatërron prodhuesit vendas, fenomen që po e rëndon prodhuesin korrekt” thotë Shkodra.

Shkodra thotë, se ndryshimi i ligjit për etiketat e afron prodhuesin shqiptar akoma më shumë me tregun e Bashkimit Europian, edhe sa i përket standardeve.

“Ndryshimi ligjor për etiketat është përputhshmëri e legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Europian. Mund të them, se ky vendim nuk e pengon prodhuesin, përkundrazi, e afron atë me standardet e BE-së. Etiketimi e bën produktin shqiptar të standardizuar sipas kritereve të BE” thotë ai.

Nga ana tjetër, Shkodra e konsideron domosdoshmëri vendosjen e etiketave në produkte, jo vetëm për transparencë, por edhe për të rritur sigurinë ushqimore, ndërkohë që pranon faktin, se ky vendim do të ketë kosto tek prodhuesit.

“Ky vendim ka kosto për prodhuesit por është e domosdoshme për integrimin e prodhimeve vendase në Bashkimin Europian” ndërsa shton, se prodhuesit kanë kërkuar që notivifikimi i etiketave të bëhet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që shteti të kthejë sytë realisht nga prodhimi shqiptar dhe forcimi i markës “Made in Albania” dhe se për këtë duhet mbështetje konkrete dhe garantim të produktit vendas.

Pas ndryshimit të ligjit, çdo produkt që do të tregtohet në dyqane dhe supermarkete, duhet patjetër që të ketë etiketën mbi vlerat ushqimore dhe alergentët që përmban produkti, duke filluar nga janari i vitit 2019.

Për ekspertët e fushës, vendosja e etiketave do të jetë një proces i vështirë, jo vetëm për prodhuesit, por edhe për vetë institucionet, pasi duhen aparatura dhe programe të posaçme për prodhimin apo kontrollin e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...