I pranishëm Presidenti Meta, Divjaka i bashkohet "Aleancës për Dhurimin e Gjakut"

Premte, 27 July 2018 11:56

Bashkia e Divjakës i bashkohet "Aleancës për Dhurimin e Gjakut", nismë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta  Presidenti Meta nga Divjaka falënderoi Kryetarin e Bashkisë, z. Fredi Kokoneshi, që ju përgjigj kauzës së dhurimit të gjakut.

“Falënderoj të gjithë punonjësit e administratës dhe të institucioneve në vartësi të Bashkisë që kanë ardhur sot për të dhuruar gjak. Kjo seancë dhurimi gjaku  ka për qëllim t’u vijë në ndihmë kryesisht të sëmurëve talasemikë

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të shëndetshëm të zonës së Divjakës, Lushnjës, Fierit, Beratit, zona ku përqindja e talasemisë është më e lartë, të bëhen dhurues të rregullt të gjakut për të ndihmuar të gjithë bashkëqytetarët e tyre. Ju bëj thirrje të konsultohen me mjek dhe të bëjnë analizat përkatëse për të parë nëse janë mbartës të talasemisë apo jo. Është thelbësore të kemi një politikë të fortë parandalimi të sëmundjes.

Është shumë e rëndësishme t’u japim informacion fëmijëve dhe të rinjve, që në bankat e shkollës, mbi gjakun, talaseminë, parandalimin e saj, nevojën e dhurimit të gjakut etj, në mënyrë që të ulim numrin e të sëmurëve me talasemi. Të punojmë të gjithë së bashku dhe të ndërmarrim fushata të vazhdueshme sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi mbi këtë çështje me rëndësi jetike”, tha ndër të tjera Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Modifikuar më Premte, 27 July 2018 11:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...