Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, dyshohet se është i përfshirë me krimin e organizuar

Premte, 27 July 2018 12:49

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po mban seancën dëgjimore për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

I pranishëm në fillim të seancës ishte gjyqtari vetë i cili deklaroi se do të mbrohej pa avokat. Por pasi trupi gjykues rrëzoi dy kërkesat e tij, njërën për pezullimin e seancës deri në përfundim të një hetimi disiplinor ndaj trupës gjykuese dhe tjetra për hetimin në tre komponentë, ai u largua nga salla dhe seanca vijoi pa pranine e tij.

 Relatorja nga ana e saj u shpreh se hetimi është bërë vetëm në kriterin e pastërtisë së figurës.

"DSIK dërgoi një raport me konstatimin se subjekti ka pasakatësi për kontrollin e figurës. Subjekti nuk ka deklaruar kontaktet e papërshtatshme që janë identifikuar. Raporti citon se ka raporte konfidenciale se ka dyshime se është i përfshirë me krimin e organizuar" 

Udhetime me njeri te inkriminuar 

Në vijim të verifikimit të figurës, puna u shtri në verifikimin e rezultateve të nxjerra. Komisioni iu drejtua të gjithë institucioneve që merren me verifikimin e figurës, duke kërkuar informacion të mëtejshme.

Hetimet e KPK kanë konstatuar se subjekti i rivlerësimit, gjyqtari Shkëlzen Selimi, ka pasur kontakte të papërshtatshme dhe është vërtetuar se ka pasur kontakte të vazhdueshme me një person i identifikuar me inicialet F.D i cili dyshohet se është i përfshirë në trafik droge dhe ndaj tij në 2018 ka nisur hetim

Nga verifikime të sistemit TIMS, u ngritën dyshime se Selimi ka udhëtuar më shumë se njëherë se ka lëvizur me një shtetas që ka pasur probleme me policinë dhe ka qenë në masën e sigurisë "arrest në burg". Subjekti i rivlerësimit ka thënë se ka konfirmuar njohjen si një lidhje familjare, ndërsa konfirmoi edhe një nga udhëtimet."

 Baballarët e të dyve, kanë tentuar të hapin edhe një biznes bashkë, por nuk është finalizuar. Miku i gjyqtarit është arrestuar në Vlorë pasi është gjetur më armë në makine, e deklaruar si e vjedhur në atë kohë, subjekti rivlerësimit e ka pranuar se e ka marrë vesh që është arrestuar. Bashkë me këtë shtetas, është arrestuar edhe një tjetër person që është mik i Shkëlzen Selimit.

 Nga këto të dhëna, rezulton se ka kontakte me persona të papërshtatshëm. Për këta persona është ngritur edhe një procedim penal në vitin 2013, të cilët kanë qenë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, ku ka qenë i përfshirë edhe shtetasi F.D., ky shtetas është referuar nga policia si person i përfshirë në këtë aktivitet. Një pjesë e personave që u hetuan për këtë procedim janë dënuar me vendim të formës së prerë, ndërsa për disa të tjerë kanë vazhduar hetimet. Në vitin 2018, është shënuar si i hetuar edhe shtetasi F.D

ONM: Selimi kontakte me njerez te krimit

"Edhe vëzhguesi ndërkombëtar solli një letër, "ku konstatohet se subjekti i rivlerësimit është përfshirë në kontakte të papërshtatshme me një person për llogari me shtetasin A.I, i përfshirë në krimin e organizuar. Në 2015, ka tentuar të ndërhyjë për këtë shtetas për ekstradimin e këtij shtetasi. Por kërkesa për ekstradim është rrëzuar dhe personi është lënë i lirë" 

Gjyqtari kerkon hetim KPK 

Ne fillim te seances Selimi akuzoi KPK se kanë nxjerrë të dhëna hetimore konfidenciale të tij dhe i kanë shitur në një televizion.

Shkelzen Selimi: "Më është bërë me dije përbërja e trupit gjykues, unë kam shprehur konsideratën dhe kënaqësinë për këtë trup gjykues. Por nga disa fakte të ndodhura më vonë më kanë bërë që të mendoja se duhet të bëhet një hetim disiplinor, për KPK pasi kanë dalë të dhëna hetimore kofidenciale, që janë përdorur ndaj meje nga një televizion. Unë dyshojë se këto të dhëna i janë shitur këtij televizioni dhe ka shkuar më tej, ky televizion mund edhe të ketë ndikuar në hetim. Kërkoj të pezullohet seanca dhe do i drejtohem ONM për të kërkuar nisjen e hetimit."

Trupa gjykuese pasi u tërhoq për vendim e hodhi poshtë kërkesën pasi "kjo seance nuk e pengon hetimin disiplinor"

KPK përqëndroi hetimin vetëm në pastërtinë e figurës të gjyqtarit, dhe kjo u kundërshtua nga Selimi pasi kërkoi që të merren parasysh dhe dy komponentët e tjera.

" Une jam i pranishëm për të ruajtur nderin dhe integritetin tim. Kam gjykuar çështje të një rëndësie të jashtëzakonshme."

Pas  kësaj Selimi u largua ndërkohë seanca vijoi pa praninë e tij.

Vendimi 

Ne mbyllje te seances degjimore u caktua që vendimi për anëtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi do jepet më 30 korrik ora 09:30. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...